Site icon Telegrafi

Avokati do të kërkojë lirimin e ‘Burdushit’ nga paraburgimi

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren, e cila i ka caktuar një muaj paraburgim Hysri Peqanit – ‘Burdushi’, do të kundërshtohet nga pala mbrojtëse.

Asdren Hoxha, avokat i Hysri Peqanit, ka bërë të ditur se nesër do të dorëzojë ankesë në Prizren, përmes së cilës do të kërkojë që të hiqet masa e paraburgimit ndaj klientit të tij.

“Ankesën e kam bërë sot, ndërsa do ta dorëzoj në Prizren nesër pasi sot është e diel dhe nuk mund ta dorëzoj. Me këtë kërkoj që të anulohet ky vendim dhe të lirohet njeriu nga paraburgimi sepse realisht vepra penale për çka është caktuar paraburgimi nuk caktohet për këtë gjë”, tha avokati.

Sipas Hoxhës, aktvendimi është i pabazuar.

Lexo po ashtu Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Hysri Peqanit i njohur si "Burdushi"

Janë vepra penale të peshës shumë të vogël dhe aq më tepër se nuk ka pasur prova për vepër penale për çka është bërë procedura. Konsiderojmë se aktvendimi është i pabazuar, është bërë me shkelje dhe e kemi atakuar fuqishëm”, tha Hoxha për Kallxo.com.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Burdushi

Hysri Peqani është arrestuar dy ditë më parë, nën dyshimin për kryerjen e katër veprave penale.

Burdushi, sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Exit mobile version