Site icon Telegrafi

Avokati i Sadri Ramabajës: Prokuroria nuk ka prova të bazuara ndaj klientit tim (Video)

Avokati, Ramiz Krasniqi i cili është avokat i përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabajës në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka sqaruar arsyet e arrestimit të klientit të tij, ndaj të cilit dje është caktuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Krasniqi ka treguar se masa e paraburgimit është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Sadri Ramabja ka kryer veprën penale “Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës nga neni 126 paragrafi 1 lidhur me nenin 34 paragrafi 1 të KPK, dhe Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 1 dhe 2 të KPK”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se Ramabaja nuk është arrestuar si pjesëtar LVV-së, por për shkak të këtyre dy veprave penale për të cilat dyshohet se i ka kryer.

Avokati Krasniqi, ka thënë se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për këtë rast dhe beson se në seancën e ardhshme dëgjimore, klienti i tij Sadri Rambaja do të lirohet.

“Prokuroria nuk ka prova të bazuara që klienti im është i përfshirë në këtë grup. Unë mendoj që do të lirohet pas seancës së ardhshme. Ramabaja nuk është i implikuar atë e kanë implikuar”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version