Site icon Telegrafi

Aeroplani i zhdukur gjendet i rrëzuar në Majën e Selanikut, katër persona humbin jetën

Avioni i tipit Cesna P210H i cili ishte zhdukur nga sistemi i radarit është gjetur në pjesën veriore të Majës së Selanikut. Për momentin drejtë vendit të ngjarjes kanë shkuar ekipet e shpëtimit të MPB me helikopter.

Avioni me targa gjermane D-EUIB ishte duke lëvizur nga Ohri për në Sofje, ndërsa pasdite në orë 16:16 ishte zhdukur nga radari në pjesën perëndimore të Majës së Selanikut

Në avion ishte një familje katër anëtare, babai, nëna dhe dy fëmijë.

Më herët lajmi u konfirmua edhe nga drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil në Maqedoni Nikollçe Tasevski.

Lexo po ashtu Ka humbur një avion i cili fluturonte nga Ohri për në Sofje

“Në orën 16:16 janë humbur kontaktet me avionin e tipit Cesna P210H i cili ka fluturuar nga Ohri për në Sofje. Për shkak të kushteve të këqija të moti piloti ka vendosur që të aterojë në Shkup, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka kërkuar leje që të vazhdojë për në Sofje”, deklaroi Tasevski./Telegrafi/

Exit mobile version