Site icon Telegrafi

Autoritetet turke pretendojnë se kanë prova që Khashoggi u vra brenda konsullatës

Qeveria turke pretendon se ka prova që gazetari Jamal Khashoggi ishte vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite, pasi kritiku i autoriteteve në vendlindjen e tij, kishte shkuar për të rregulluar disa dokumente për martesë.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u futur brenda ndërtesës sw konsullatës në Stamboll gjatë 2 tetorit, kurse burime të “Washington Post”, kanë thënë se ai ishte vrarë  nga pjesëtarët e sigurisë, transmeton Telegrafi.

“Zëri i inçizuar brenda konsullatës tregon se çfarë i kishte ndodhur Jamalit pasi ishte futur brenda”, ka shtuar burimi i të përditshmes amerikane “Washington Post”, medie kjo për të cilën kishte punuar edhe 59-vjeçari Khashoggi.

“Mund ta dëgjoni zërin e tij dhe të disa burrave që flisnin arabisht… Mund të dëgjohet se si është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë”, ka shtuar e përditshmja amerikane.

Arabia Saudite mohon kategorikisht pretendimet e zyrtarëve të qeverisë turke, duke thënë se Khashoggi kishte dalë nga ndërtesa e konsullatës në Stamboll. /Telegrafi/

Exit mobile version