Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin mesditën e së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/