Mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka udhëtuar drejt Barcelonës për të mbyllur bisedimet mbi transferimin e Rafinha Alcantaras.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk është i kënaqur me fondin e futbollistëve në skuadër dhe dëshiron disa afrime të reja, ku më i përfoluri është Rafinha i Barcelonës.
Mesfushori brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në San Siro që nga fillimi i afatit kalimtar të transferimeve të janarit.
Dhe pavarësisht nga disa komplikime në marrëveshje, gazeta italiane Gazzetta dello Sport është e bindur se transferimi do të shkoj dej në fund.
E përditshmja italiane raporton këtë mëngjes (e diel) se gjigantët katalunas janë të gatshëm të lejojnë 24-vjeçarin të largohet me një marrëveshje fillestare të huazimit, edhe pse duan që Interin të paguajë një çmim më të lartë se 23 milionë euro të propozuara për të nënshkruar lojtarin në baza të përhershme .
Nerazzurrët, nga ana e tyre, duan opsionin dhe jo obligimin e blerjes së Rafinhas për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndimet.
Megjithatë, Ausilion që ka udhëtuar drejt Barcelonës për negociata të mëtutjeshme, pritet që të arrihet edhe një marrëveshje për të sjellë brazilianin në Serie A.
Te Interi po shikohet edhe për përforcime tjera, ku më të përfolur janë Lisandro Lopez i Benficas, i cili thuhet se do të prezantohet gjatë të hënës dhe Ramires i Jiangsu Suning që pritet të vijë gjatë këtij afati. /Telegrafi/