Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio konfirmon negociatat për Rafinhan e Barcelonës, por për Ramires thotë se është lojtar i Jiangsu Suning dhe klubi po punon për emra tjerë.
Nerazzurrët konfirmuan nënshkrimin e parë të janarit mbrëmjen e së hënës.
Është mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez, i cili arrin te Interi si huazim me drejt blerje në fund të sezonit për nëntë milionë euro.
Nga fillimi i afatit kalimtar ka pasur spekulime se Interi janë pas Rafinhas së Barcelonës dhe brazilianit të Jiangsu, Ramires dhe pritet transferimi i tyre në ditët e ardhshme.
Por, drejtori sportiv i klubit, Ausilio, ka treguar situatën duke thënë se Rafinha mund të arrihet, ndërsa Ramires jo, pasi klubi po punon për emra tjerë.
“Ne jemi gjithmonë të sigurt kur punojmë”, ka thënë fillimisht Ausilio për Sky kur u pyet për mundësinë e afrimit të Rafinhas.
“Ne kemi nevojë për kohë për ta bërë këtë”, shtoi ai.
“Sa për Ramires, ai është një lojtar i Jiangsu Suning dhe ata do të vendosin se çfarë të bëjnë me të. Po punojmë për gjëra të tjera”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/