Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për të ardhmen e Ivan Perisic dhe Stevan Jovetic.
Në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e klubit nga Milano për tregun e transferimeve, italiani ka thënë se kroati dhe malazezi nuk do largohen.
“Ishte një darkë mes shokëve. Vecino? Nuk e komentoj”.
“Jovetic e Perisic janë lojtarë të Interit për momentin dhe nuk do shkojnë askund”, ka thënë Ausilio për mikrofonat e Sportitalia.
Për Perisic ka shfaqur interesim serioz Manchester Unitedi. /Telegrafi/