“Kce me tupana” mban titullin kënga më e re e Aurela Gaçes, të cilën e ka sjellë për fansat e muzikës së saj.
Enis Mullaj, Sokol Bimi dhe vet këngëtarja janë kujdesur për muzikën, ndërsa artistja e ka shkruar edhe tekstin.
Arranzhimi, miksimi dhe masterizimi i takojnë Mullajt, ndërsa Aurela është edhe producente e projektit.
Frame Production e ka xhiruar videon muzikore nën regji të Don Enio.
Koreografia është bërë nga Anxhel dhe Enea Gogoa për të plotësuar një videoklip interesant për këngën. /Telegrafi/