Site icon Telegrafi

Atletico Madridi fiton ndaj Celta Vigos më lehtë se që pritej

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultat 4-1 në kuadër të javës së pestë në La Liga.

Vendasit shënuan që në fillim të ndeshjen, në rastin e parë serioz.

Zhvillohej minuta e 9-të, kur Angel Correa arriti të shënojë për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa në të dytin numri i tyre ishte katër.

Fillimisht Rodrigo de Paul ishte ai që e dërgoi rezultatin në 2-0 në minutën e 50-të.

https://twitter.com/FootballLinkup/status/1568697123889360898

Në minutën e 66-të, Yannick Carrasco më një aksion individual arriti të shënojë për 3-0.

Krejt çka bën mysafirët ishte një gol në minutën e 71-të, kur Gabriel Veiga shënoi pas asistimit të Iago Aspas për 3-1.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes u vendos në minutën e 82-të, kur Unai Nunez shënoi në portën e tij për 4-1.

Atletico Madrid tani ka 10 pikë dhe mban pozitën e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version