Site icon Telegrafi

Atleti kreu për herë të parë, dy rrotullime mbi shiritin e tendosur (Video)

Jaan Roose nga Vihtra në Estoni, realizoi diçka që asnjë prej atletëve nuk e ka arritur deri më tani.

Megjithëse shumë herë nuk ia doli, më në fund arriti të rrotullohej dy herë mbi shiritin e tendosur, që ndodhej në një palestër, transmeton Telegrafi.

Në vetëm disa prej përpjekjeve të mëparshme, ai shihet teksa bie keq me kokë, qafë dhe shpinë, por ia del të largohet pa ndonjë lëndim.

“Kam nëntë vjet që praktikoj ushtrime në shirit, ndërsa në gjashtë vitet e fundit, provoj të rrotullohem” ka thënë Roose.

Ky shirit vendoset njëjtë sikur litari i tendosur, vetëm se është më vështirë të ekuilibrohet mbi të sepse nuk është i tendosur aq fort s litari.

Pos këtij suksesi, Roose është i njohur për aftësitë e ekuilibrimit, andaj ka marrë pjesë në filmin Assassin’s Creed dhe koncertet e Madonnas. /Telegrafi/

Exit mobile version