Site icon Telegrafi

ATK-ja ​bllokon xhirollogaritë e Postës së Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ia ka bllokuar xhirollogaritë për borxhet e vitit 2018 e 2019, Postës së Kosovës.

Një gjë të tillë u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Posta e Kosovës ku thonë se një gjë e tillë është bërë pa asnjë paralajmërim.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Posta e Kosovës thuhet se me këtë veprim të njëanshëm, ATK-ja ka ndërprerë shërbimet dhe operimet e Postës së Kosovës, e cila ofron shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës.

Lexo po ashtu Bllokohen llogaritë bankare të Telekomit, Sindakata e Punëtorëve paralajmëron protesta

“ATK-ja ka lënë pa paga mbi njëmijë punëtorë të Postës së Kosovës dhe e ka vendosur këtë ndërmarrje publike në pozitën më të rëndë në këtë kohë pandemie. Posta e Kosovës, ka kërkuar disa herë nga Qeveria t’ia zbatojë humbjet mbi 5 milion euro nga Shërbimi Universal Postar, të konfirmuara nga ARKEP-i, Auditori i Jashtëm, Gjykata Themelore dhe Përmbaruesi.

Andaj, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin shqetësim të jashtëzakonshëm, si dhe kërkojnë urgjent nga Kryeministri Hoti dhe Qeveria si aksionari i vetëm i saj, që t’i kthejë borxhet që ka ndaj Postës së Kosovës, duke e mundësuar shlyerjen e menjëhershme të obligimet tatmore ndaj ATK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe Telekomit të Kosovës i janë bllokuar xhirollogaritë për shkak të një borxhi prej 26 milionë eurosh, njofton Telegrafi.

Exit mobile version