Disa pamje që kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentet pas atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën kryeministri i Sllovakisë, është plagosur nga të shtënat me armë dhe është shtruar në spital, përcjell Telegrafi.
?? | URGENTE: Imágenes del primer ministro eslovaco Robert Fico siendo llevado a su coche tras recibir varios disparos en un intento de asesinato. El atacante ha sido detenido. pic.twitter.com/HcxSa1FJZx
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) May 15, 2024
Siç është raportuar, incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
Dhe sipas raportimeve, tanimë ka një të dyshuar të arrestuar.
?? | URGENTE: El primer ministro eslovaco, Robert Fico, recibió un disparo tras una reunión del gobierno. El atacante ha sido detenido.
pic.twitter.com/L8uKdOTTTc— Alerta News 24 (@AlertaNews24) May 15, 2024
Ndryshe, Fico thuhet se u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.
Raportohet se më vonë ai u mor nga një helikopter i ambulancës dhe u dërgua në spital.
Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava. /Telegrafi/