Sevilla fitoi ndaj Eibarit me rezultat 2-0 në La Liga dhe kështu vazhdon t’i qëndron hije Real Madridit në pozitën e parë.
Golat në takim u shënuan nga Pablo Sarabia (30’) dhe Vitolo (90’), por të dy golat u asistuan nga Stevan Jovetic.
Tashmë ylli malazez ka tri asistime për Sevillan në La Liga në gjashtë ndeshje, ndërsa të Interi në 31 ndeshje kishte vetëm dy.
Vlen të theksohet se kampionat Jovetic ka shënuar dy gola.
Sevilla aktualisht ka tri pikë më pak se Reali në vendin e parë dhe një më shumë se Barcelona në vendin e tretë. /Telegrafi/