Interi ka mposhtur Atalantan në udhëtim me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A.
Nerazzurrët kanë arritur të triumfojnë ndeshjen e madhe ndaj Atalantas, duke mbyllur sezonin me fitore dhe në vendin e dytë në tabelë.
Golat në këtë fitore të ekipit të Antonio Contes u shënuan nga Danilo D’Ambrosio (1’) dhe Ashley Young (20’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anglezi Young, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e vendasve, Duvan Zapata që u notua me 5.6.
Për 90 minuta te vendasit luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati një paraqitje jo të mirë duke u notuar me 6.0.
Atalanta:
Inter:
/Telegrafi/