Site icon Telegrafi

“Ata vranë burrin tim”, alarmon eurodeputetja italiane pasi burri i saj gjendet i vdekur

Arkitekti Angelo Onorato, 54 vjeç, bashkëshorti i eurodeputetes italiane Francesa Donato, është gjetur i vdekur në Palermo.

Bëhet e ditur se viktima u gjet brenda veturës së tij në zonën e Via Ugo La Malfa.

“Ata vranë burrin tim Angelo”.

Thuhet se ky është alarmi që ka ngritur menjëherë eurodeputetja duke folur me miqtë të cilët e kanë telefonuar për ta zbuluar nëse viktima me të vërtetë ka qenë bashkëshorti i saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ka qenë vetë Donato ajo që e ka lajmëruar policinë, pasi nuk kishte marrë lajme nga Angelo gjatë gjithë mëngjesit.

Në fund, ajo arriti ta gjurmojë veturën e bashkëshortit të saj me anë të GPS-it.

Siç raportohet, sapo mbërritën në vendngjarje, policia e ka gjetur atë të ulur në anën e shoferit, me një njollë gjaku në gjoks. /Telegrafi/

Exit mobile version