Telegrafi

Asus ROG Tytan CG8565

Kompjuteri për herë të parë është paraqitur në panairin Computex, e tani kanë filluar edhe para-porositë në tregun evropian. Ai vjen në shtëpizën dizajni i së cilës është i inspiruar nga nëndetëset, e dërgohet me ndonjërin nga procesorët Core i5 ose i7, dhe me pllakën amë me çipsetin Z67. Kompjuteri mund të pajiset me më së shumti 32 GB RAM, grafikën GeForce GTX 560 Ti ose GTX 590 ose me sistemin Blu-ray në vend të atij DVD.

Në para-porosi për momentin është në dispozicion konfigurimi me procesorin Core i7-2600K, me 16 GB RAM, diskun prej 2-terabajt dhe SSD-në prej 160-gigabajt, si dhe grafikën GTX 590. Çmimi i kompjuterit me këto pajisje kushton 3,200 euro. /Telegrafi/