Asus ka paraqitur playerin e vet të ri multimedial në linjën e saj. Emrin e ka O!Play Mini, e për dallim nga modeli më i avancuar O!Play HD2, Mini është paksa më dobët i pajisur dhe nuk ka mbështetje për protokollin USB 3.0.
Megjithatë, Mini ka dalje HDMI në rezolucionin 1080p, një qasje USB 2.0, dhe lexues të kartelave të memories SD, MMC, MS e XD. Po ashtu, është përfshirë mbështetja për kanalin e zërit 7.1 dhe Dolby Digital AC3, DTS 2.0+, True HD e DTS-HD. Nga formatet e mbështura në të janë MP4, MOV, XVID, AVI, ASF, WMV dhe MKV.
Dimensionet e pajisjes janë 152 x 107 x 29 mm, gjersa pesha 175 gramë. Asus O!Play Mini del në shitje vitin e ardhshëm në tregun evropian me çmimin e rekomanduar të shitjes prej 70 euro. /Telegrafi/