Ylli i Real Madridit, Marco Asensio është gati të largohet nga klubi muajin e ardhshëm.
Reprezentuesi spanjoll i skadon kontrata në Madrid në fund të sezonit 2022/23, me 27-vjeçarin që po tërheq interesim të madh për transferimin nga Liga Premier.
Asensio më parë konfirmoi se nuk është i sigurt për hapin e ardhshëm në karrierën e tij, me raportimet nga Caught Offside që bëjnë të ditur se ai pritet shumë shpejtë të jap përgjigje.
Megjithatë, situata ka evoluar ditët e fundit, pasi ai kërkon të punojë drejt një zgjidhjeje në Estadio Santiago Bernabeu.
Raportimet nga korrespondenti i The Athletic në Real Madrid, Mario Cortegana, pretendojnë se Asensio tani ka marrë vendimin për të përfunduar aventurën e tij në Madrid.
Fokusi kryesor për anësorin mallorcan është një rol në ekipin e parë diku tjetër me Arsenalin dhe Aston Villan që udhëheqin garën për nënshkrimin e tij.
Nëse Asensio përfundon një largim veror, ai do të largohet nga klubi me tre tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/