Site icon Telegrafi

Artisti shoqërohet nga ashensori, ku u bllokua derisa po shkonte në hapjen e ekspozitës së tij (Video)

David Hockney ka qenë duke shkuar në ekspozitën e tij që është hapur në Amsterdam të Holandës, kur është bllokuar në ashensor.

Megjithëse 81-vjeçari mbeti për një kohë, zjarrfikësit arritën ta zhbllokojnë dhe në fund patën mundësi ta shoqërojnë jashtë, si dhe të realizojnë një fotografi me të, transmeton Telegrafi.

“Ishte një intervenim artistik, që e përfunduam për një orë e gjysmë. Për fat të mirë, gjendja tij shëndetësore është në rregull” thuhet me mahi në raportin e zjarrfikësve.

Në konferencën për shtyp, artisti dhe fotografi anglez, ka falënderuar së pari njësitin që e shpëtoi, ndërsa kërkoi falje që i la të ftuarit të prisnin për një kohë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Rq1K7o-RNQI

Exit mobile version