Telegrafi

Arteta pyetet për diferencën e pikëve me Man Cityn, përgjigja e tij është e shkëlqyer

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dhënë një përgjigje të shkëlqyer kur u pyet për diferencën e pikëve mes skuadrës së tij dhe Manchester Cityt.

Arsenali barazoi në ndeshjen e fundit 2-2 me Tottenham Hotspur në Emirates, duke humbur një mundësi për t’i qëndruar “si hije” rivalit të tyre, Cityt.

Duke folur me gazetarët në fillim të kësaj jave, Arteta u pyet për një diferencë prej katër pikësh mes Manchester Cityt dhe Arsenalit në tabelë.

Lexo po ashtu Arsenal dhe Tottenham ndajnë pikët në derbin londinez

“Nuk po mendojmë për këtë. Po përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona. Jemi përpjekur të fitojmë sërish ndeshjen [kundër Tottenhamit]”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Nuk ia dolëm për arsye shumë të qarta. Kjo është ajo, dhe ne duhet të përmirësohemi. Lëndimet janë tashmë një provë sepse na munguan pesë lojtarë të mëdhenj”.

Lexo po ashtu Gary Neville befason me mendimin e tij për Arsenalin këtë sezon

“Por, kjo është ajo që kemi. Gjithashtu, u jep mundësi të tjerëve. Ne kemi një lojë çdo tre ditë dhe ky është niveli që duhet të tregojmë”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Arsenali tani është katër pikë prapa në tabelën e Ligës Premier me skuadrën e Pep Guardiolës që ka fituar të gjashtë ndeshjet e sezonit 2023/24. /Telegrafi/