Site icon Telegrafi

Arteta flet për rinovimin e kontratave për yjet Xhaka dhe Saka

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se dëshira e drejtuesve të klubit dhe stafit është të mbajnë lojtarët më të mirë në ekip, ndërsa ta edhe shqiptari Granit Xhaka dhe anglezi Bukayo Saka.

Arsenali është duke ecur mirë në rrugën drejt titullit të parë në Ligën Premier pas plot 18 sezoneve, pasi nuk po e lëshojnë pozitën e parë në tabelë.

Paraqitjet e mira të klubit nga Emirates kanë të bëjnë edhe me fakti se disa nga yjet e tyre po tregojnë nivel të lartë të ndeshjeve dhe shpeshherë po janë vendimtar në fitimin e pikëve të plota.

Dy nga ta padyshim se janë edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka dhe anësori anglez, Bukayo Saka, për të cilët ka folur edhe trajneri Arteta në lidhje me kontratat e tyre.

“Nuk ka pasur ende bisedime apo diskutime për marrëveshjen e re për Granit Xhakën, ende asnjë lajm”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Kjo është ajo që duhet të bëjmë: të mbajmë lojtarët tanë më të mirë, njerëzit tanë më të mirë. Ata që kanë të njëjtat synime dhe të njëjtat qëllime si klubi”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version