Site icon Telegrafi

Arteta fajëson në mënyrë të çuditshme topin për humbjen e Arsenalit ndaj Newcastle

Mikel Arteta me sa duket e ka ‘fajësuar’ topin e ndeshjes si pjesë e arsyes që Arsenali humbi 2-0 ndaj Newcastle United në gjysmëfinalen e Carabao Cup në Emirates të martën mbrëma.

Arteta, 42 vjeç, nuk ishte i kënaqur me rezultatin e skuadrës së tij, i cili i vendos ata në një pozicion të vështirë duke shkuar në ndeshjen e dytë në St James’ Park më 5 shkurt.

Goli i Alexander Isak i kaloi ‘Laraskat’ në avantazh 37 minuta përpara se Anthony Gordon të dyfishonte epërsinë e ekipit mysafir.

Topçinjtë kishin 23 goditje, por vetëm tre në portë, me Gabriel Martinelli që goditi shtyllën, si dhe William Saliba dhe Kai Havertz që humben mundësitë e qarta për shënim.

Lexo po ashtu Newcastle mposht Arsenalin në gjymsëfinalen e parë të EFL CUP

Por, pas ndeshjes në konferencën e tij për shtyp, Arteta përshkroi se si topi i Carabao Cup mund të jetë “i ndërlikuar” në dukje duke shpjeguar se si kjo mund të ketë ndikuar në përfundimin e dobët të aksioneve të Arsenalit.

“Ne kemi goditur shumë topa mbi shtyllë dhe është e ndërlikuar që këta topa fluturojnë shumë, kështu që ka detaje që mund t’i bëjmë më mirë”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Por, në fund kjo ka ikur – nuk ka rrugë kthimi, ka të bëjë me ndeshjen e radhës dhe kjo është bota jonë, realiteti është bota jonë”.

“Është vetëm pjesa e parë. Kur shoh skuadrën duke luajtur dhe sesi ne përballemi me shumë situata dhe luajmë kundër një ekipi shumë të mirë, duhet të them se kam besim të plotë se ne mund të dalim atje dhe ta bëjmë atë”.

Topi i përdorur në këtë garë është prodhuar nga Puma, ndërsa topi i Ligës Premier është bërë nga Nike.

“Është thjesht ndryshe. Është shumë ndryshe nga një top i Ligës Premier dhe ju duhet të përshtateni me këtë sepse fluturon ndryshe. Kur e prekni, goditja është gjithashtu shumë e ndryshme, kështu që ju përshtateni me këtë”, përfundoi spanjolli.

Të dielën, Arsenali do të përballet me Manchester United në Emirates në raundin e tretë të FA Cup. Dhe përsëri, ata do të duhet të luftojnë me një top tjetër, pasi kjo garë përdor topin Mitre Ultimax Pro. Kështu që Arteta pa dyshim do të jetë i prirur t’i njohë lojtarët e tij me topin në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version