Site icon Telegrafi

Arteta dhe Ten Hag luftojnë për yllin e Ajaxit që kushton 40 milionë euro

Mohammed Kudus thuhet se ia ka bërë të qartë Ajaxit se dëshiron të largohet nga klubi – me një lëvizje në Ligën Premier që duket shumë e mundshme.

22-vjeçari refuzoi një ofertë për vazhdim të kontratës nga gjigantët holandezë në prill dhe u ka thënë atyre se dëshiron të largohet kur të hapet afati i transferimeve në qershor.

Pasi shënoi 22 gola në 48 ndeshje si për Ajaxin ashtu edhe për vendin e tij Gana, mesfushori sulmues ka tërhequr interes nga disa skuadra të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Ten Hag e bën prioritet transferimin e Kudus në Old Traford

Athletic raporton se Arsenali, Manchester United dhe Neëcastle  janë të gjithë duke e shikuar nga afër situatën e Kudus, i cili është nën kontratë në Johan Cruyff Arena deri në vitin 2025.

Në mars, u raportua se ish-trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag po planifikonte të merrte Kudusin nga ish-klubi i tij  për te United, pasi kishte bërë më parë të njëjtën gjë me Lisandro Martinez dhe Antony.

Arsenali po kërkon të forcojë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm, ndërsa Newcastle është në një pozicion të ngjashëm, duke synuar të luftojnë për titull. /Telegrafi/

Exit mobile version