Çdo fillim është i pakëndshëm derisa të mësohemi me njëri-tjetrin
Ish-lidhja apo ish-martesa pas vete lënë momente të shumta të hidhura, por edhe momente të lumtur të cilat gjithmonë do t’i kujtojmë.
Pas një ndarjeje, shumica e njerëzve kanë nevojë për një periudhë të caktuar për të kapërcyer marrëdhënien e vjetër dhe për të gjetur forcën për të filluar diçka të re.
Çdo fillim është i pakëndshëm derisa të mësohemi me njëri-tjetrin. Me ish-in tuaj, e dinit saktësisht se si do të shkonin gjërat, dhe tani duhet të flisni dhe të mësoni gjithçka nga e para, transmeton Telegrafi.
Këto gjëra ju bëjnë të mendoni për ish-in tuaj dhe të rishikoni nëse keni marrë vendimin e duhur. Nëse nuk e keni të qartë pse mendoni për dashurinë tuaj të vjetër, dhe keni një të re, ekspertët e “Yourtango” zbulojnë pesë arsye.
1. Ju mungon komoditeti i të njohurit
Kur jeni në një lidhje të re, një nga arsyet që ju mungon dashuria juaj e vjetër është komoditeti i të njohurit. Në një lidhje të re, sapo po mësoheni me njëri-tjetrin dhe kjo mund të jetë shumë e lodhshme. Kështu që ndoshta nuk ju mungon aq shumë ish-i juaj, sa ngushëllimi që ndjeni me dikë që e njihni mirë.
2. Jeni të tërhequr nga kujtimet
Ju keni kaq shumë kujtime dhe momente të bukura me ish-in tuaj, dhe me dikë të ri duhet ta ndërtoni përsëri. Ndoshta po kaloni pranë vendit ose restorantit tuaj të preferuar, ndaj mbani mend kohët e mira. Nëse mendoni për ato ditë dhe shijoni kujtimet dhe ndjenjat që ngjallin, kjo është krejtësisht në rregull – ato janë pjesë e jetës suaj dhe nuk duhet të hiqni dorë prej tyre.
3. Ju mungon gjithçka që ishte e bukur
Ju kujtohen të gjitha momentet e mëdha dhe të vogla kur jeni ndjerë si personi më i dashur në botë. Kur ndaheni me dikë, nuk i zhbëni cilësitë e tij të mira. Ka më shumë prej tyre në kujtimet tuaja, dhe ndoshta në jetën reale, dhe po – është plotësisht e ligjshme nëse ju mungojnë.
4. Keni harruar të kaluarën
Truri i njeriut tenton të “zbukurojë të kaluarën”. Me kalimin e viteve, edhe ajo marrëdhënie toksike pushon së shkaktuari ndjenja të këqija. Duke harruar të kaluarën, ju ndrydhni dhimbjen me të cilën është ngjyrosur, e cila është pjesë e mekanizmit të mbijetesës.
5. Ju mungon personi me të cilin jeni dashuruar
Dashuria na ndryshon dhe na frymëzon të jemi versioni më i mirë i vetvetes. Ish-i juaj u bë ish sepse cilësitë e tij të këqija mbizotëruan dhe ju nuk duhet ta harroni këtë. Mos e fajësoni veten për këtë, ose mos u mërzitni që ai është bërë personi me të cilin nuk u dashuruat në fillim.
Pra, nëse ju mungon ende ish-i juaj, kjo është në rregull! Ne të gjithë e bëjmë atë, të paktën një herë në jetën tonë. Gjëja kryesore është të mos lejoni që ajo të sabotojë marrëdhënien tuaj të re. /Telegrafi/