Philippe Coutinho mund të shkojë drejt veriut të Londrës këtë verë, dhe ylli i Barcelonës ka më shumë të ngjarë të transferohet te Arsenali.
Braziliani i Barcelonës fitoi transferimin e ëndrrave të tij në La Liga në janar të vitit 2018, por gjërat nuk kanë funksionuar për të në Camp Nou dhe ai e ka kaluar këtë sezon si huazim në Bayern Munich.
Bayerni nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e nënshkrimit të 28-vjeçarit dhe ai nuk ka gjasa të mbetet te Barelona për sezonin e ardhshëm.
Tani duket sikur ai mund të shkojë në Emirates te Arsenali ose White Hart Lane te Tottenham Hotspur.
Sipas Independent, ish-ylli i Liverpoolit u është ofruar të dy klubeve në veri të Londrës, por Topçinjtë kanë më shumë gjasa ta nënshkruajnë lojtarin.
Raporti i këtij mediumi shton se një transferim mund të ndodh dhe Arsenalit mund t’i kushtojë vetëm 9 milionë euro.
Por, përveç kësaj shifre solide të parave, Arsenali duhet të ofrojë edhe shërbimet e Matteo Guendouzin, i cili duhet të shkojë te Barcelona.
Guendouzi ka rënë nga favori nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta dhe francezi duket i sigurt se do të largohet nga Arsenali këtë verë.
21-vjeçari ka filluar 19 ndeshje në ligë këtë sezon, dhe është menduar shumë si e ardhmja e Arsenalit, por temperamenti i tij është vënë në dyshim dhe ai tani nuk është në favor të Artetas. /Telegrafi/