Arsenali është vënë pas përforcimeve për sezonin e ri në Ligën Premier.
Ardhja e Unay Emery ka ndryshuar edhe kërkesat e klubit në afatin kalimtar.
Portieri i Bayer Leverkusen, gjermani Bernd Leno, është objektivi i parë i klubit.
Ai është edhe nën vëzhgimin e Napolit, por që me gjasë do të vazhdojë karrierën në Angli.
Leno shihet si zëvendësues ideal për Petr Cech, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.
Emër tjerët që lakohet është portugezi Gelson Martins që luan te Sporting Lisbona., shkruan Sky Sports.
Gunners janë të parët në listë për Martinsin, ndërsa lojtari ka kërkuar që të shkëputet kontrata pas krizave që e kanë kapluar klubin e Sportingut. /Telegrafi/