Arsenali po insiston në transferimin e Alexander Isak nga Real Sociedadi.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, The Gunners e duan me ngulm transferimin e sulmuesit suedez.
Topçinjtë tentuan transferimin e tij edhe në verë e në afatin e janarit, mirëpo Sociedadi kërkon 80 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.
Arsenali tani po bën ofertë të re dhe mund të ofrojë 60 milionë euro plus një lojtar në marrëveshje.
Ende nuk dihet se kë mund ta kërkojë Sociedadi apo edhe kë mund të ofrojë skuadra londineze.
Arsenali kërkon që sa më parë ta mbyllë transferimin e Isak, pasi ka edhe skuadra të tjera evropiane që janë të interesuara për të. /Telegrafi/