Site icon Telegrafi

Arsenali synon t’i blindojë tre yjet e skuadrës me kontrata afatgjate

Arsenali është duke shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Ligën Premier, ku është starti më i mirë në dekadën e fundit.

Topçinjtë janë kryesues të kampionatit me 21 pikë pas tetë xhirove duke marrë shtatë fitore dhe një humbje.

Merita më e madhe është e trajnerit Mikel Arteta që ka bërë një miks të mirë mes futbollistëve me përvojë dhe talentëve të rinj.

Londinezët janë futur në bisedime për t’i blinduar me kontrata të reja tre yjet e rinj të skuadrës, Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe William Saliba.

Që të tre lojtarët janë titullarë të padiskutueshëm te Arsenal dhe qëllimi i londinezëve është tua vazhdojnë kontratat deri në verën e vitit 2024.

Treshja në fjalë kanë kontrata të njëjta të cilat skadojnë pas dy viteve dhe drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastit.

Të tre futbollistët fitojnë së bashku rreth pesë milionë euro në vit, derisa pritet të kenë rritje të konsiderueshme të pagës.

Gabriel Martinelli që aktualisht fiton tre milionë euro pritet të marrë pagë të dyfishuar, derisa William Saliba që ka pagë vjetore prej 1,6 milionë eurove pritet të fitojë mbi katër milionë euro me kontratën e re.

Anësori këmbëshpejtë anglez, Bukayo Saka ka pagë vjetore prej një milionë eurove në stinor, derisa me kontratën e re pritet të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në klub pas Gabriel Jesus që fiton mbi tetë milionë euro në stinor. /Telegrafi/

Exit mobile version