Site icon Telegrafi

Arsenali rikthehet në Ligën e Kampionëve me fitore – Mposht PSV-në me rezultat të thellë

Arsenal e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve, teksa kanë mposhtur ekipin holandez, PSV Eindhoven me rezultat të thellë 4-0.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutat e parë të ndeshjes  më saktësisht në minutën e tetë, nëpërmjet Bukayo Saka, i cili u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për t’ia dhuruar ekipit të tij epërsinë prej 1-0.

Ata nuk u ndalën pas këtij goli të shënuar dhe e gjetën rrugën e rrjetës përsëri kësaj radhe me Leandro Trossard, i cili me një goditje të fuqishmë në cepin e djathtë të portës kundërshtare arrin të shënojë për 2-0.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Gunners arrijnë të shënojnë për 3-0, kësaj radhe me brazilianin Gabriel Jesus, i cili shfrytëzon një asistim të bukur nga belgu Trossard.

Me këtë rezultat (3-0) përfundon edhe pjesa e parë e takimit.

 

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin pothuajse të dorëzuar për shkak të rezultatit të lartë dhe Arsenali e pati kontrollin total të ndeshjes.

Fillimisht, Jesus pati një rast të artë shënimi në minutën e 62-të, por goditja e tij përfundon afër shtyllës së majtë të kundërshtarëve.

Lexo po ashtu 'Agjenti Jesus', sulmuesi i Arsenalit zbulon se si i kishte ndihmuar londinezëve të nënshkruajnë me Zinchenkon

Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje, e shënoi kapiteni Martin Odegaard në minutën e 70-të të takimit, duke vulosur fitoren 4-0.

https://twitter.com/centregoals/status/1704594320886489450

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit,të dyja ekipet patën rastet e tyre për shënim por rezultati mbeti i paprekur dhe kështu Arsenal mori fitoren e parë pas më shumë se gjashtë vitesh mungesë në këtë garë. /Telegrafi/

Exit mobile version