Site icon Telegrafi

Arsenali hyn fuqishëm në afatin e janarit – ofron 75 milionë euro për top sulmuesin

Arsenali pritet të bëjë një ofertë prej 75 milionë eurosh për transferimin e një sulmuesi pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Aston Villas në shtëpi.

‘Topçinjtë’ në fakt patën një epërsi prej 2-0 falë golave të shënuar nga Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz, por gjithçka iu rrëshqiti nga duart.

Mysafirët ia dolën që të barazojnë shifrat me anë të golave të realizuar nga Youri Tielemans dhe Ollie Watkins.

Megjithatë, sulmi i Arsenalit ka qenë një problem i madh në javët e fundit, sidomos duke marrë parasysh mungesën e Bukayo Sakas.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e golit të anuluar të Havertz – Arsenali duket se është dëmtuar rëndë

Ata ishin lidhur me një transferim të mundshëm të Benjamin Seskos, por këtë e mohoi agjenti i lojtarit i cili tha se Sesko është i fokusuar tek Leipzig.

Tani, gazetari Pete O’Rourke ka raportuar se Arsenali ka kthyer vëmendjen tek ylli nigerian Victor Osimhen.

Osimhen nuk ishte regjistruar nga Napoli në fillim të sezonit pasi kalimi i tij i mundshëm tek Chelsea ose në Arabinë Saudite dështoi.

Ai më pas u huazua tek Galatasaray për pjesën e mbetur të sezonit aty ku deri më tani ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje të luajtura.

Osimhen momentalisht vlerësohet rreth 75 milionë euro nga Transfermarkt, ani pse mbetet të shihet se deri në sa para është në gjendje t’i ofrojë Arsenali për shërbimet e tij./Telegrafi/

Exit mobile version