Site icon Telegrafi

Arsenali i gatshëm të largojë katër lojtarë për të financuar blerjen e një sulmuesi të ri

Arsenali raportohet se është i gatshëm të lejojë katër lojtarë të largohen këtë verë, teksa po përpiqen të gjenerojnë fonde për transferimin e një sulmuesi të ri. 

The Mirror raporton se Oleksandr Zinchenko, Jorginho, Thomas Partey dhe Kieran Tierney pritet të largohen nga klubi në verë, me klubin që është i etur të ndërtojë një ekip fitues për Mikel Artetan. 

Sidoqoftë, vetëm Zinchenko nuk është në vitin e fundit të kontratës së tij kështu që kjo ka të bëjë me reduktimin e pagave. 

‘Topçinjtë’ humbën dyshen Gabriel Jesus dhe Kai Havertz pas lëndimeve që pësuan më herët gjatë këtij viti, andaj ishte e domosdoshme për të sjellë përforcime në sulm. 

Lexo po ashtu Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Ata janë lidhur tashmë me Viktor Gyokeres dhe Benjamin Sesko, por dështuan që të transferojnë një sulmues këtë verë. 

Raporti shton se Tierney me gjasë do të rikthehet tek ish-klubi i tij Celticu pas skadimit të kontratës ndërsa Jorginho duket se do të marrë rrugë në vendlinje, ku pritet t’i bashkohet Flamengos. 

Megjithatë, situata nuk është e njëjtë për Zinchenkon dhe Partey pasi këta dy lojtarë nuk janë në bisedime me klube të tjera. 

Pavarësisht lëndimeve dhe dështimit në merkato, Arsenali e mposhti PSV-në me rezultat tenistik 7-1 në ndeshjen e parë të fazës së1/8-tës së Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version