Site icon Telegrafi

Arsenali është i detyruar të ndryshojë emrin e stadiumit për ndeshjen me Porton

Arsenali do të jetë i detyruar që të ndryshojë emrin e stadiumit të tyre për ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve ndaj Portos.

Teksa shumë njerëz do të thonin se Porto do të shpresojë që të mbrojë avantazhin e ndeshjes së parë në ‘Emirates Stadium’, kjo në fakt nuk do të ndodhë në Ligën e Kampionëve.

Në garat evropiane, stadiumi i Arsenalit është i detyruar të mbajë emrin ‘Arsenal Stadium’ kjo për shkak të një rregulli të UEFA-së që shumë pak njerëz e dinë.

Kjo për shkak se UEFA nuk i njeh sponsorët e stadiumit për shkak të rregullave të tyre specifike sa i përket sponsorizimit.

Lexo po ashtu Arsenali do të eliminohet nga dy gara brenda një nate nëse pësojnë humbje ndaj Portos

Kjo gjithashtu do të prekë edhe Manchester Cityn, për shkak se emri ‘The Etihad’ nuk mund të përdoret dhe ata do të jenë të detyruar që të kalojnë tek emri origjinal ‘The City of Manchester Stadium’.

Në fakt, rregullat e sponsorizimit të UEFA-së kanë bërë që shumë ekipe të ndryshojnë emrat e tyre për tu pajtuar me rregullat. Për shembull, ekipi austriak Red Bull Salzburg në garat evropiane njihet vetëm si FC Salzburg dhe e përdor një stemë të modifikuar për të qëndruar në përputhje me rregullat.

UEFA ka gjithashtu edhe rregulla të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë e klubt, pasi dy klube të të njëjtit pronar nuk mund të garojnë brenda një gare në të njëjtën kohë./Telegrafi/

Exit mobile version