Arsenali ka shënuar fitore 5-1 ndaj PSG-së në miqësoren përgatitore të zhvilluar në kuadër të International Champions Cup.
Mesut Ozil pas 13 minutash lojë hapi serinë e golave për 1-0 duke treguar se është në top formë pas Botërorit.
https://twitter.com/fifawcgoals/status/1023175027712253952?s=21
U bënë disa zëvendësime, por gola nuk pati deri në minutën e 60-të, ku shënoi Christopher Nkunku i PSG-së për 1-1.
Alexandre Lacazette riktheu epërsinë për Arsenalin në minutën e 67-të dhe 71-të dhe dy gola për 3-1.
Dy gola tjerë i realizuan Rob Holding dhe Eddie Nketiah në minutat e fundit për 5-1.
Arsenali kështu vazhdon sukseshëm përgatitjet parasezonale nën drejtimin e Unai Emery. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ftA_xYTZPAE