Site icon Telegrafi

Arsenali bindës në fitoren ndaj Bodo/Glimt

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali e ka kryer detyrën përballë Bodo/Glimt (3-0) në Emirates Stadium, në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore në Ligën e Evropës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 23-të të takimit me golin e Eddie Nketiah, i cili reagoi më së miri për të shënuar.

Rezultati u dyfishua me golin e Rob Holding (28’), i cili realizoi pas harkimit të mirë nga Fabio Vieira.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Vendasit e shënuan një tjetër gol kur Gabriel Jesus asistoi te Fabio Vieira dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë të realizonte (85’).

Kjo ishte fitorja e dytë e Arsenalit në po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin A dhe me gjashtë pikë të grumbulluara qëndron në krye. /Telegrafi/

Exit mobile version