Klubi anglez, Arsenali ka bërë një ofertë të re dhe të përmirësuar për sulmuesin e Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk.
Lideri i Ligës Premier pa të refuzohet para disa ditësh një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin ukrainas.
Megjithatë, klubi londinez nuk po rrinë duarkryq pasi tashmë ka bërë një ofertë të dytë për objektivin e tyre kryesor në këtë afat kalimtar.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Arsenali ka bërë një ofertë e re prej 62 milionë funtesh apo 70 milionë eurosh, plus bonuse tjera për të rritur tarifën përfundimtare të transferimit.
Romano shton se diskutimet janë duke vazhduar mes Shakhtarit dhe Arsenalit mbi detajet më të imta të marrëveshjes dhe një marrëveshje finale ende nuk është arritur.
🚨 EXCL: Arsenal new official proposal for Mykhaylo Mudryk is close to €70m fee plus add-ons, submitted tonight as revealed earlier. ⚪️🔴🇺🇦 #AFC
Negotiations ongoing with Shakhtar Donetsk to discuss on the add-ons package.
No issues on personal terms, Mudryk wants the move. pic.twitter.com/AOaMEnV4Ub
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2023
Kushtet personale nuk pritet të jenë një problem pasi 22-vjeçari dëshiron kalimin në Ligën Premier dhe ai ka lënë të kuptohet disa herë në rrjetet sociale se Arsenali është destinacioni i tij i preferuar.
22-vjeçari deri tani këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje me klubin dhe ka shënuar 10 gola dhe 8 asistime. /Telegrafi/