Arsenali ka arritur marrëveshje me Arthur Melon për të realizuar transferimin në këtë afat, raporton 90min.
Mesfushori brazilian është i gatshëm që të largohet nga Juventusi dhe të mbyllë kalimin te The Gunners.
Marrëveshja e skuadrës londineze me Zonjën e Vjetër do të jetë në formë huazimi dyvjeçar me opsionin për detyrim blerje.
Po ashtu, Arsenali do të paguajë komplet pagën e Arthur dhe mund ta ketë edhe opsionin për ta mbyllur transferimin e tij edhe në këtë fund edicion.
Juventusi dhe Topçinjtë po i diskutojnë detajet e fundit, para se të finalizojnë marrëveshjen.
Natyrisht se kushte ka edhe Melo, që kërkon të luajë standard dhe pas dy sezonesh, nëse përshtatet mirë në skuadër, paga e tij të rritet. /Telegrafi/