Arsenal dhe Tottenham kanë luajtur baras në “Emirates Stadium” në një sfidë që prodhoi plotë katër gola.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen ku shënuan që në minutat e para të saj përmes Heung Min Son, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 26-të pas autogolit të Christian Romeros, i cili në përpjekje për ta larguar topin që po shkonte drejt rrjetës, shënon në portën e tij. (1-0)
Reagimi i Tottenham erdhi pak minuta pa përfunduar pjesa e parë thënë më saktë në minutën e 42-të.
Në skenë doli Heung Min-Son i cili me një goditje të mrekullueshme mposht spanjollin David Raya, për të vënë barazpeshën në këtë ndeshje. (1-1)
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati më rastë për gol dhe dy skuadrat shkuan në pushim me nga një gol të shënuar.
Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të, Christian Romero shkakton penallti dhe fillimisht u desht drita e gjelbër nga VAR-i, para se Bukayo Saka të marrë përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie, për t’i dhënë avantazhin për herë të dytë Arsenalit në këtë sfidë. (2-1)
Spurs u kundërpërgjigjën menjëherë në minutën e 55-të, ku arritën që të barazojnë shifrat me anë të James Maddison i cili me një goditje të mençur çon topin në cepin e majtë të portës kundërshtare. (2-2)
54' – ARSENAL 2-1 TOTTENHAM – SAKA
55' – ARSENAL 2-2 TOTTENHAM – SONTHE NLD IS DELIVERING 🔥🔥 pic.twitter.com/ZRYbGde9a6
— ESPN FC (@ESPNFC) September 24, 2023
Deri në përfundim të takimit, që të dy ekipet patën rastet e tyre për të shënuar, por që asnjëra nuk pati sukses në këtë drejtim, dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë. (2-2) /Telegrafi/