Site icon Telegrafi

Arroganca e pushtetit

Ilustrim

Nga: Ibn Abd Rabbih
Përktheu: Bajram Karabolli

Arroganca e pushtetit është tipike për liderët dhe zyrtarët, të cilët shpërfillin rregullat e administratën publike, sjelljet e mira dhe kulturën qytetare, duke u bërë shqetësues dhe të vrazhdë me vartësit, si një mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësive dhe mungesës së njohurive që kanë për ushtrimin me efikasitet të pozicioneve të tyre, duke harruar kështu se, me veprimet e tyre, ndezin zjarre, që, shpejt ose më vonë, do të djegin veten e tyre.

Parimi i autoritetit dhe qeverisjes së mirë fillon të përkeqësohet dhe të humbasë simpatinë, kur presidenti ose kryeministri e mbivlerëson veten dhe nuk pyet askënd në vendimet e tij, duke rënë, më në fund, në një zbrazëti kontradiktash, që prodhojnë, njëherazi, pasiguri dhe shqetësim te shtetasit.

Nuk ka sundimtar dhe zyrtar më të keq se ai që beson se është i pagabueshëm në veprimet e tij. Moskonsultimi i tyre me ekspertë është një gabim shumë i rëndë që paguhet me kosto tepër të larta politike dhe sociale, për t’u ngatërruar më pas në rend, në procese morale, penale dhe disiplinore.

Arroganca e pushtetit prodhon pakënaqësi dhe zemërim në opinionin publik.

Prandaj, o pushtetar, ji i përulur, kur të ngjitesh atje lart, sepse ashtu do të të kuptojnë, kur të zbresësh poshtë.

Exit mobile version