Mediat gjermane dhe italiane raportojnë se Douglas Costa është duke u larguar nga Juventusi për t’u kthyer te Bayern Munichu në formë huazimi.
Kicker, Sky Sport Deutschland dhe Sky Sport Italia raportojnë se marrëveshja është arritur për kthimin e brazilianit në Allianz Arena.
Është fjala vetëm për huazim, pa opsion blerjeje, ndërsa Bayerni do t’ia paguajë rrogën brazilianit dhe do t’i paguajë Zonjës së Vjetër një shumë për huazimin e tij.
Sikurse kalimi i Daniele Rugani te Rennes e Mattia De Sciglios te Olympique Lyonnais, edhe ky huazim bëhet për të liruar hapësirë për transferimin e Federico Chiesas nga Fiorentina.
Anësori italian pritet të arrijë nga Viola në formë huazimi për 10 milionë euro, ndërsa Juve do t’i paguajë edhe 50 milionë euro të tjera kur do ta blejë kartonin e tij.
Nga ana tjetër, Costa ka qenë pjesë e bavarezëve gjatë viteve 2015-2017, kur edhe ishte huazuar te Bianconerët, të cilët një vit më pas e kishin blerë. /Telegrafi/