Site icon Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet se bashkë me një tjetër falsifikuan kartëmonedhën 50 euroshe

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar një person në Vërmicë, si të dyshuar për falsifikim të parave.

Policia njofton i arrestuari është 33-vjeçari me inicialet R.N., shtetas i Shqipërisë.

I njëjti thuhet se ka qenë në kërkim policor lidhur me një rast të dajës 22 maj 2023, kur ishte arrestuar një i dyshuar për falsifikim të parave si dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhë me vlerë nga 50 euro (94 x 50 = 4700), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

“Sot, më 17.06.2023, po ashtu falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe DHKEK, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në ora 02:00 është ndaluar i dyshuari: R.N., (viti i lindjes 1990, mashkull shtetas i Shqipërisë). I njëjti dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj 2023. Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me aktvendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/

Exit mobile version