Një person është arrestuar të hënën në Skenderaj, si i dyshuar për dhunë në familje.
Policia njofton se gjatë intervistimit te i njëjti ka gjetur elemente të tjera të veprave penale të kryera të kohë të ndryshme gjatë vitit 2020. Bëhet fjalë për tri vepra penale: Dhunim, shantazh si dhe braktisje e fëmijës.
“Skenderaj 18.01.2023-08:32. Në lidhje me rastin është raportuar se me 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili gjatë intervistimit kanë gjetur elemente tjera të veprave penale të kryera në kohë të ndryshme në vitin 2020 ( Dhunim, Shantazh dhe Braktisje e fëmijës )”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/