Është vënë në pranga 36-vjecari Alexandre De Basseville, fotograf me origjinë nga Zvicra.
Ai u arrestua pas një investigimi gati dy vjeçar nga Agjensia Amerikane DEA, gjersa arseyja e prangosjes janë akuzat për pastrim ndërkombëtar të parave si dhe mendohet se është pjestar i një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të drogës.
Gjithashtu mendohet se ky rrjet trafikimi kishte lidhje me Hollywood-in. Fotografit iu konfiksuan 528.500 dollarë menjëhetë pasi u shpall fajtor nga Gjykata amerikane, shkruan Bordo.
De Basseville është i njohur edhe si fotografi i cili realizoi fotografitë nudo të Melania Trump, teksa ka qenë i ftuar para pak javësh edhe në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit ku ka rrëfyer më shumë të vërteta mbi këtë ngjarje. /Telegrafi/