Djali i madh i Sean “Diddy” Combs u arrestua për ngarje nën ndikim të dielën, konfirmon Page Six.
Justin Combs u tërhoq dhe u vu në pranga pasi kaloi në një semafor të kuq rreth orës 8:00 të mëngjesit pranë Beverly Hills, Kaliforni.
Kur autoritetet ndjenë erën e alkoolit që dilte nga automjeti i 29-vjeçarit, ata kryen një test maturie, në të cilin ai dështoi, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angelesit.
Prezantuesi i “Respectfully Justin” u arrestua në Los Angeles për shkak se ishte duke vozitur nën ndikim të alkoolit, tregojnë të dhënat publike.
Dorëzania e tij u caktua në 5000 euro. Ai u lirua të njëjtën ditë.
Justin është djali i madh i reperit “I’ll Be Missing You” me Misa Hylton.
Ai është gjithashtu baba i Quincy, 31 vjeç, të cilin e adoptoi, djalin Christian “King”, 25 vjeç dhe vajzat binjake Jessie James dhe D’Lila, 16 vjeçe, nga lidhja e tij me të ndjerën Kim Porter.
Porter vdiq papritur në vitin 2018 pasi vuante nga komplikimet e pneumonisë.
Fituesi i “Grammy” gjithashtu ndan vajzën Chance, 17 vjeçe, me Sarah Chapman dhe vajzën Love, të cilën ai e mirëpriti në tetor 2022, me Dana Tran. /Telegrafi/