Please enter at least 3 characters.

Arrestohet 25 vjeçari i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Prishtinë

2024/03/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Një person i kërkuar me inicialet V.S i moshës 25 vjeç është arrestuar me urdhëresë të gjykatës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit për 2 vite.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Veriut me datë 29.06.2025, të cilët arritën ta arrestojnë personin e kërkuar:

V.S, mashkull, 25 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit (2 vite). /Telegrafi/