Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shqiptar dhe një serb, të dyshuar për "mashtrim"

2019/11/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës njofton se në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi” ka ndërmarr disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.

Marr parasysh hapësirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovicës Jugu, të mërkurën është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.

Personat e dyshuar, të arrestuar janë:

S.D; (1982) mashkull/serb, shtetas i Serbisë dhe

S.S; (1967) mashkull serb/kosovar

Ndërsa, si prova material janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.