Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka takuar sot Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së që po mbahet këtë të hënë në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, Dendias ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje arrestimin e kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
“Në margjinat e takimit të sotëm të BE në Bruksel, u takova me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka. Në diskutim u ngrit edhe çështja që ka të bëjë me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri”, tha Dendias.
On the sidelines of today’s #EU #FAC Meeting in #BrusselsI I met with #Albania counterpart @hacka_olta. Τhe issue concerning the elected Mayor of Himare, Fredi Beleri, was raised during the discussion. pic.twitter.com/FrBCPLiW5g
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 22, 2023
Në një reagim në Twitter më herët, Dendias thekson se do ta ngrejë çështjen e ndalimit të Belerit dhe në punimet e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.
I will take this opportunity to clearly raise before my colleagues in today’s EU Foreign Affairs Council the issue of the detention of Himare’s elected Mayor, Fredi Beleri. I also intend to meet with my Albanian counterpart immediately afterwards. pic.twitter.com/qpZz1c5pT5
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 22, 2023
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Gjithashtu do të takohem me homologun tim shqiptar. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” , tha Nikos Dendias.
Ministri grek nuk ka dhënë detaje të tjera rreth takimit me minister e Jashtme shqiptare, ndërkohë që pritet edhe një reagim nga Xhaçka. /Telegrafi/
I am attending the #EU #FAC meeting today. The discussion will cover developments in the #WesternBalkans, during which I will brief my counterparts on the case of the Mayor of #Himare, Fredi Beleri. (1/2) pic.twitter.com/nOt2HO4vxi
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 22, 2023