Site icon Telegrafi

Arratiset Marko Roshiq, njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Është arratisur Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Siç mëson Telegrafi, Policia që nga dita e vendimit për dënim me burg të Roshiqit janë në kërkim të tij, për ta arrestuar.

Lexo po ashtu Aktgjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – gjithçka nga seanca përfundimtare ku u dënuan katër të akuzuarit

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë u shpall aktgjykimi dënues ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviq, i cili ishte lideri i Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri,demokraci, drejtësi’.

Me tetë vite burgim u dënua Marko Roshiq, për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.

Ivanoviq ishte qëlluar me armë zjarri me 6 plumba përballë zyrave të partisë së tij më 16 janar të vitit 2018,  në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.

Të akuzuarit nuk ishin në seancë kur u shpallë aktgjykimi dënues. /Telegrafi/

Exit mobile version