Site icon Telegrafi

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot e ka bërë të ditur vendimin e tij se dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit si trajner.

Strategu është aktualisht pjesë e Feyenoordit, që po kërkon një kompensim mbi 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Para mediave, Slot ka thënë se ka pranuar marrëveshjen e Liverpoolit dhe dëshiron të nënshkruajë për ta.

Lexo po ashtu Gjiganti anglez hap negociatat me Feyenoordin për trajnerin Arne Slot

“Feyenoord dhe Liverpool janë në bisedime, jam duke pritur se çfarë do të dalë, por unë kam vendosur”, ka thënë fillimisht Slot.

“Jam i konfident, po pres që klubet të arrijnë marrëveshje, por po…dua të nënshkruaj për Liverpoolin”.

Trajneri  Feyenoordit i përmbush të gjitha kriteret e tyre kryesore për pozicionin dhe burimet në Holandë tregojnë se procesi mund të ecë shpejt me 45-vjeçarin që do t’i bashkohet klubit nga Anfield nga 1 korriku. /Telegrafi/

Exit mobile version