Këngëtarja amerikane, Ariana Grande, ka nxitur spekulime të reja për shëndetin e saj të dobët me një video të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo reklamoi një ‘eyeliner’ të linjës së saj kozmetike të quajtur R.E.M. Beauty. Megjithatë fansat e saj janë të shqetësuar pasi së fundmi ajo ka rënë shumë në peshë dhe mendojnë se duket e sëmurë.
“Kjo femër duket ndryshe në çdo video”.
“Të lutem shko te mjeku. Nuk je mirë”.
“Ka diçka që nuk shkon me ty. Jemi të shqetësuar” – janë disa nga reagimet e fansave.
@arianagrande favorite eyeliner marker ever @r.e.m. beauty 🐈⬛ 🦇 ♡
Muajin e kaluar, Ariana vendosi t’i sqarojë spekulimet dhe u tha fansave të jenë më të vëmendshëm përpara se të vendosin të ndajnë mendimin e tyre për pamjen e dikujt.
“Dukja e mëparshme e trupit tim ishte versioni më i pashëndetshëm i tij. Unë merrja sasi të mëdha anti-depresivësh, pija alkool dhe haja ushqim të keq. Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha, sipas jush, e shëndetshme”, ishte shprehur këngëtarja.
Megjithatë, shumë prej fansave nuk janë të bindur se Ariana është vërtet mirë. Ata janë të shqetësuar edhe për faktin se ajo e ka lënë pas dore tërësisht karrierën muzikore. /Telegrafi/